Mos e quani “luftë” pushtimin e Ukrainës, u thotë Rusia mediave dhe shkollave.
Në vend të fjalës luftë, Rusia ka urdhëruar që konflikti në Ukrainë të cilësohet si “operacion special ushtarak” për të përshkruar sulmin e Moskës ndaj Ukrainës, sipas zyrtarëve.
Derisa operacioni i përgjakshëm ushtarak i Rusisë kundër Ukrainës i afrohet fundit të javës së tij të parë, Kremlini ka punuar shumë për të promovuar versionin e ngjarjeve përballë indinjatës së përhapur, shkruan Al Jazeera, përcjell Gazeta Sinjali.