image Morena Taraku zëvendëson "Bentlyn" e vjedhur me një super veturë luksoze

Showbiz/ Morena Taraku zëvendëson “Bentlyn” e vjedhur me një super veturë luksoze

news image

Këngëtarja dhe modelja shqiptare, Morena Taraku, ka treguar disa herë se është shumë e dhënë pas veturave luksoze.

Teksa para pak ditësh Policia e Kosovës ia sekuestroi veturën të tipit “Bently”, duket se Morena ka vendosur që përsëri të publikojë në rrjetet sociale fotografi pranë veturave luksoze.

Kësaj here, ajo ka sjell disa imazhe të tjera ku shfaqet mjaft tërheqëse, ndërsa fotografohet pranë një veture “Rolls Royce”.

https://www.instagram.com/p/B4o8SdkFHdQ/?utm_source=ig_embed

Këto imazhe janë realizuar gjatë prapaskenave të xhirimeve të klipit “Missed Call”, pasi e njëjta veturë shfaqet në këtë klip.

“Atje ku s’mund të më prekësh më”, ka shkruar Taraku në mbishkrimin e një prej fotografive.

Gazeta Sinjali, kishte raportuar ekskluzivisht se vetura “Bently” e Morena Tarakut në vlerë të rreth 250 mijë eurove është raportuar e vjedhur në Gjermani. Për këtë rast janë të informuar autoritetet në Gjermani, Interpoli dhe Policia e Kosovës. /Gazeta Sinjali/