Modelja dhe këngëtarja e njohur, Morena Taraku po vazhdon punën për realizimin e projektit më të ri.
Artistja është shumë aktive në rrjetet sociale, e cila publikon imazhe të ndryshme me ndjekësit.
I tillë ishte postimi i saj i fundit, e cila sërish ka ndarë imazhe të reja nga xhirimet e videoklipit.
Projekti muzikor do të jetë në bashkëpunim me reperin Stresi, duke u bërë e ditur kjo përmes fotografive të publikuara nga artistët.
Theksojmë se kjo nuk është hera e parë që ajo do të sjellë projekt me reperin, pasi para pesë vitesh ata sollën këngën“Ki Me Bo”. /Gazeta Sinjali/