image A i ndau 100 mijë eurot e fituara me Sabianin? Flet Iliri i "Big Brother"

Bota e Yjeve

A i ndau 100 mijë eurot e fituara me Sabianin? Flet Iliri i “Big Brother”

news image

Fituesi i edicionit të parë të “Big Brother VIP Albania, balerini Ilir Shaqiri ka dhënë detaje për publikun se si i ka shpenzuar paratë e çmimit të madh, shkruan Sinjali.

I ftuar së fundmi në një intervistë për Revista Class, ndër të tjera ai tha se pak nga paratë i ka ndarë edhe për mikun e tij këngëtarin Sabiani, shoqëria e të cilëve nisi në spektakël duke vazhduar edhe pas përfundimit të tij.

I pyetur se ku do t’i investoi paratë, Iliri tha se nuk i ka mbetur asgjë që të investojë sepse gjysma e parave janë dhënë për bamirësi.

“S’ka mbetur asgjë për investime sepse gjysma e çmimit u dha për bamirësi, pa asnjë influencim ose detyrim dhe shumë shpejt do e merrni lajmin sa gjë e bukur po bëhet. Këtë dhuratë e kisha shkruar vetë në formularin e BBV që kur isha në izolim në hotel, para se të nis programi. Gjëja më e bukur pas një eksperience të tillë është të falënderosh njerëzit që kisha dhe ndjeja pranë meje, prandaj përveç miqësisë, respektit, një pjesë ua dhurova Emanuelës dhe prindërve të mij për gjithë sakrificat e tyre, një pjesë i është dhuruar edhe Sabianit për miqësinë e krijuar”, tha balerini.

Kujtojmë se, Ilir Shaqiri ishte fituesi i këtij edicioni të “Big Brother VIP Albania” i cili fitoi çmimin prej 100 mijë eurove./GazetaSinjali