image “Monego” drejtohet nga partneri i një oligarku të lidhur me Vladimir Putinin

Kosovë

Biznes/ “Monego” drejtohet nga partneri i një oligarku të lidhur me Vladimir Putinin

news image

Një tentakulë biznesi e njerëzve të lidhur me regjimin e presidentit të Rusisë, Vladimir Putin, për vite rresht ka shërbyer në Kosovë si magnet për të nxjerrë para, kryesisht nga xhepi i të varfërve. Ajo është mbyllur tek të premten, shkruan sot Koha Ditore.

Është “Monego”, një institucion financiar jobankar, aksionar i vetëm i të cilit në Agjencinë e Regjistrimit të Biznesit figuron letonezi Aigars Kesenfelds.

Krahas saj, është mbyllur edhe institucioni mikrofinanciar “Iute Credit Kosovo”, që për aksionar ka “As lute Credit Europe”.

Sipas guvernatorit të Bankës Qendrore, dryni u është vënë të dyjave, për shkak që nuk kanë zbatuar rregullat, në bazë të të cilave u ishte lejuar ushtrimi i veprimtarisë.

“Gjatë këtyre viteve të operimit në tregun tonë, këto institucione në vazhdimësi kanë devijuar nga planet e tyre të biznesit në bazë të të cilave kishin marrë licencat për të operuar në Kosovë, duke i sjellë kështu tregut tonë diçka tjetër prej asaj që kishin premtuar që do të sjellin”, ka thënë guvernatori Fehmi Mehmeti.

“Devijimi më i rëndësishëm dhe më shqetësues nga planet e tyre të biznesit, në bazë të të cilave kishin marrë licencën, ka të bëjë me normat e interesit që këto institucione kanë aplikuar në kredi, të cilat kanë rezultuar të jenë shumëfish më të larta në krahasim me normat që këto institucione kishin paraparë në dokumentacionin e aplikimit për kredi”.