image Monaco takohet me PSG në finale të Kupës së Francës, 11-et startuese

Futboll

Monaco takohet me PSG në finale të Kupës së Francës, 11-et startuese

news image

Në futbollin francez sot në program është finalja e Kupës (Coupe de France), transmeton Sinjali Sport.

Derbi mes Monacos dhe PSG është përballja në finale të këtij viti.

PSG do synojë triumfin në këtë garë, pasi mund t’i shkojë sezoni pa trofe, duke e ditur se edhe në ligë janë prapa Lille, të cilët në rast fitoreje në xhiron e fundit shpallet kampione.

Monaco po ashtu e ka të njëjtën storie, ku edhe ata mund të mbesin pa titull këtë edicion pasi janë mbrapa Lille dhe PSG.

Në këtë ballafaqim do mungojë një nga lojtarët më të mirë, Neymar për shkak se është i suspenduar me karton të kuq.

Arena se ku do të zhvillohet kjo finale është “Stade de France” me fillim nga ora 21:15.

Formacionet për këtë ndeshje kanë dal dhe ato janë:

Monaco: Majecki; Disasi, Maripan, Aguilar, Henrique; Sidibé, Fofana, Tchouameni, Golovin; Volland, Ben Yedder.

PSG: Navas; Florenzi, Marquinhos, Kehrer, Bakker; Paredes, Herrera; Di María, Rafinha, Mbappé; Kean.

/Gazeta Sinjali Sporti/