image Momenti prekës kur vogëlushi shqiptar kthehet në familje pasi shpëtoi nga ISIS-i

Rajon

Pritja/ Momenti prekës kur vogëlushi shqiptar kthehet në familje pasi shpëtoi nga ISIS-i

news image

Është e vështirë të mos ndjesh asgjë teksa shikon një vogëlush që pas shumë vitesh vuajtje e tmerresh të kaluara në kurriz të tij ka pak paqe e ndjen përqafimet e njerëzve të tij të dashur.

Alvini 11-vjeçar më në fund është larguar nga Siria dhe ka mbërritur në Romë ku e kanë pritur babai i tij Afrim Berisha dhe dy motrat 16 dhe 17 vjeçe.

Në videon e publikuar nga Kryqi i Kuq italian, Alvini shihet në aeroport i ulur pranë motrave, ndërsa babai i puth duart. Motrat shihen të përlotura ndërsa nuk u mjaftojnë duart për ta përkëdhelur vëllain e tyre që nuk e shihnin prej 5 vitesh dhe deri dy ditë më parë nuk e dinin a do ta shihnin më.

https://www.facebook.com/ItalianRedCross/videos/2708017585927697/?t=0

Alvini shfaqet i qetë dhe i buzëqeshur, teksa sapo ka zbritur nga avioni. I veshur me xhinse, xhuboks blu dhe kapelën e kuqe, në aeroportin roman ka gjetur duke e pritur babain dhe dy motrat. Policia kufitare ka vijuar me procedurat zyrtare dhe për procedurat e dhënies së 11-vjeçarit tek babai i tij.

Operacioni u zhvillua dy ditë më parë dhe Alvini u largua nga kampi Al Hol nëpërmjet një korridori humanitar për të qëndruar një natë në hotel në Damask. Ditën e djeshme ai udhëtoi nga Siria në Bejrut, Libi dhe mëngjesin e sotëm, pak pas orës 7 ai mbërriti në aeroportin e Fiumicinos. Të gjithë sytë ishin tek Alvini që preku zemrat e gjithë shqiptarëve dhe italianëve.