image Momenti prekës kur 56-vjeçari kthehet në shtëpi pas 40 ditësh si i infektuar me Covid-19

Botë

Itali/ Momenti prekës kur 56-vjeçari kthehet në shtëpi pas 40 ditësh si i infektuar me Covid-19

news image

Marko Barbieri, një baba 56-vjeçar u kthye në shtëpi pasi mposhti Covid-19.

Për Markon, një taksist profesionist me të kaluar si menaxher në AS Roma ishte një betejë rraskapitëse: 40 ditë të kaluara në spital, larg familjes së tij.

Simptomat e para të Covid-19 i ishin shfaqur në muajin mars.

Ndërkohë, në videon që tregon kthimin e tij në shtëpi, shihet Marko të dalë nga një makinë i shoqëruar nga duartrokitje e fqinjëve.

Pastaj vjen përqafimi me dy fëmijët.

Ka qenë vajza e saj Clarissa e cila e postoi videon e shkurtër në Facebook duke e shoqëruar me këto fjalë: “Për sa kohë që nuk e provoni atë në lëkurën tuaj, nuk besoni se koronavirusi mund t’ju prekë, duke ju marrë njerëzit që ju doni më shumë. Ky është babai im, një luftëtar.” /Gazeta Sinjali/