image Momenti kur ura shembet brenda 1 sekondi në Tajvan

Botë

Video/ Momenti kur ura shembet brenda 1 sekondi në Tajvan

news image

Një urë është shembur në Tajvan, teksa sipër saj po kalonte një autocisternë e ngarkuar me karburant.

Si pasojë e shembjes së urës 10 persona kanë mbetur të lënduar, ku gjashtë prej tyre janë në gjendje kritike.

Autoritetet janë duke përfunduar hetimet e nevojshme në lidhje me rastin.

Shembja e urës erdhi disa orë pasi një tajfun përfshiu disa pjesë të ishullit, por zyrtarët nuk e kishin menduar se stuhia kishte dobësuar urën.