Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e djeshme në Fushë Krujë, ku është rrahur kuzhinieri i njohur Indrit Çela.
Në videon e mëposhtme shihet sesi kuzhinieri tërhiqet zvarrë dhe nxirret me dhunë nga makina dhe qëllohet me shufër hekuri, grushte e shqelma.
Në makinë bashkë me Indrit Çelën ka qenë dhe bashkëshortja e tij, e cila ka parë të gjithë skenën e tmerrshme.
Nuk dihet ende se në çfarë rrethanash ka ndodhur ngjarja, teksa kanë qenë dëshmitarët ata që kanë parë ngjarjen dhe kanë njoftuar menjëherë ambulancën dhe policinë.
Mirëpo kuzhinieri 39-vjeçar në polici ka deklaruar se është përplasur nga një makinë, e cila pas aksidentit është larguar.
Raportohet se Policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes, si dhe identifikimin e autorëve.