image Momenti kur raketa godet në Kremenchuk të Ukrainës (VIDEO)

Botë

Momenti kur raketa godet në Kremenchuk të Ukrainës (VIDEO)

news image

Pamjet e CCTV të publikuara nga presidenti i Ukrainës, Zelensky, tregojnë momentin kur një raketë godet një qendër tregtare në Kremenchuk.

Të paktën 18 persona u vranë në sulmin e së hënës dhe dhjetëra u plagosën.

Dy raketa lundrimi ruse X-22 goditën një qendër tregtare të mbushur me njerëz në Kremenchuk, shtëllunga të vogla tymi të zi mund të shiheshin ende nga rrënojat që tymosnin, shkruan The Guardian.

Kur raketa goditi, në orën 15:53 ​​me orën lokale (1353 BST) të hënën, ajo ndezi një zjarr të madh që iu desh 300 punonjësve të urgjencës më shumë se katër orë për ta shuar.

/GazetaSinjali/