image Shoferi nga pakujdesia godet me veturë një fëmijë në Lipjan

Siguri

Shoferi nga pakujdesia godet me veturë një fëmijë në Lipjan

news image

Sot rreth orës 16:50 ka ndodhur një aksident trafiku në rrugën “Brigada 121”, në fshatin Shalë të komunës së Lipjanit, ku një veturë ka goditur një fëmijë, raporton Gazeta Sinjali.

Sipas burimeve të Sinjalit, deri te aksidenti dyshohet se ka ardhur si pasojë e pakujdesisë së shoferit.

Sinjali mëson se i mituri, si pasojë e lëndimeve të marra është dërguar me autoambulancë në Emergjencë të QKUK-së, për të marrë trajtimin e duhur mjekësor.

/GazetaSinjali/