image Momenti kur Nuredin Dumani ekzekuton vëllain e Talo Çelës - Sinjali

Momenti kur Nuredin Dumani ekzekuton vëllain e Talo Çelës

news image

Ky është momenti i vrasjes së vëllait të Talo Çelës, Bujar Çela, i ekzekutuar nga Nuredin Dumani, i cili u arrestua pak kohë më parë.

Bujar Çela u vra në 19 shtator të vitit 2020 nga Nuredin Dumani rreth orës 05:45 të mëngjesit, ndërsa ishte duke pirë kafe në një lokal në fshatin Bradashesh në Elbasan.

Siç shihet edhe në video Çela qëndron i ulur me dikë tjetër në një tavolinë, kur disa persona i afrohen dhe hapin zjarr direkt ndaj tij. Ndonëse ai përpiqet që të largohet prej aty, autorët e qëllojnë disa herë, Dumani dhe një tjetër person. Pasi një prej atentatorëve e qëllon disa herë në trup dhe kokë, një prej tyre kthehet sërish dhe e qëllon në kokë, si për ta kontrolluar nëse ka ndërruar jetë apo jo.

Bujar Çela asokohe, 62 vjeç punonte si taksist në të zezë. Vrasja e Bujar Çelës u bë nga Nuredin Dumani në një distancë të afërt.

Që prej këtij momenti filloi dhe lufta e ashpër mes Dumanit dhe Talo Çelës të cilët dikur ishin miq të ngushtë, madje pjesë e një bande që grabitën dhe eurot në Rinas.

Kujtojmë që Nuredin Dumani u arrestua mesnatën e 30 marsit në një apartament në Fier, ku u gjet i plagosur pas një përplasjeje me armë në fshatin Papër në Elbasan.

/GazetaSinjali/


Shpërndaje artikullin