image Momenti kur një 6-vjeçar shpëtohet nga rrënojat dy ditë pas tërmetit në Indonezi
[wp-story id="814678"]

Botë

Momenti kur një 6-vjeçar shpëtohet nga rrënojat dy ditë pas tërmetit në Indonezi

news image

Një djalë gjashtëvjeçar qëndroi nën rrënoja prej dy ditësh në Indonezi pasi një tërmet me magnitudë 5.6 goditi Java-në Perëndimore. Djaloshi mbijetoi dhe u shpëtua, ndërsa videon e shpëtimit të gjashtëvjeçarit Azja e publikoi CNN në Twitter.

Tërmeti në ishullin Java vrau të paktën 268 njerëz, tha zjarrfikësi Aman Riyanto, i cili mori pjesë në shpëtimin e djalit.

“Ai po merrte ende frymë, falë Zotit ishte gjallë dhe mori menjëherë ndihmën mjekësore”, tha zjarrfikësja.

Agjencia Kombëtare e Menaxhimit të Fatkeqësive të Indonezisë (BNPB) tha se ata shpëtuan Azja Malik në provincën Cianjur.

Djali u gjet pranë trupit të gjyshes së tij, raportoi agjencia, shkruan CNN. Djali është duke u trajtuar në spital, raportojnë mediat lokale. Më herët ekipet e shpëtimit gjetën trupat e pajetë të prindërve të tij.

Në mesin e të vrarëve në tërmet ka shumë fëmijë që po ndiqnin mësimet fetare në xhami pas shkollës, thanë zyrtarët.

Rreth 150 persona në Cianjur janë ende të zhdukur, sipas Agjencisë Kombëtare të Menaxhimit të Fatkeqësive. Më shumë se një mijë njerëz u plagosën dhe 58,000 u zhvendosën. Tërmeti shkaktoi një rrëshqitje dheu, e cila groposi shtëpi dhe njerëz. Më shumë se 2300 ndërtesa dhe shtëpi u dëmtuan nga tërmeti.

/GazetaSinjali/