Mbrëmë këngëtari i njohur, Luiz Ejlli ka kurorëzuan me çmimin e madh qëndrimin prej 133 ditësh brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri, Big Brother VIP 2, raporton Gazeta Sinjali.
Gjatë këtij rrugëtimi, Luizi kishte arritur të fitoj zemrat e shumë shqiptarëve anë e mbanë botës. Përkrahja që merrte nga ta ishte tejet e lartë, ku fansat e tij u shndërruan në fansat më të zjarrtë që ishin parë ndonjëherë për ndonjë lojtar të Big Brother VIP. Përkrahjen e madhe ndaj Luizit ata e vërtetuan edhe me protestat që bëheshin kundrejt padrejtësive, që sipas tyre, iu bëheshin atij brenda shtëpisë.
Edhe gjatë natës së mbrëmshmë kur ai veçse u shpall fitues nuk mungoi aspak përkrahja ndaj tij, e shprehur edhe në rrjetet sociale.
E dikush, kishte zgjedhur një mënyrë fare të mirë e edhe të rrezikshme për ta shprehur gëzimin e tij në momentin kur Luizi bëhet edhe zyrtarisht fitues.
Në videon e publikuar në rrjetet sociale, ai shihet teksa gjuan disa herë me armë kur Arbana thërret emrin e Luizit si fitues: