image Momenti epik kur Ronaldo tradhtohet nga fansi më i zjarrtë, ai bëhet tifoz i Messit (VIDEO)

Futboll

Momenti epik kur Ronaldo tradhtohet nga fansi më i zjarrtë, ai bëhet tifoz i Messit (VIDEO)

news image

Darren Watkins Jr, i njohur si “IShowSpeed”, njihet si një prej fansave më të zjarrtë të Cristiano Ronaldos.

Megjithatë, besnikëria e tij ndaj portugezit duket se u lëkund kur Lionel Messi bëri debutimin e tij për Inter Miamin në MLS.

Në ndeshjen e tij të parë, ylli argjentinas shënoi gol spektakolar në fundin e ndeshjes dhe ia siguroi fitoren skuadrës së tij.

“Nëse Messi shënon këtë goditje dënimi, unë jam një tifoz i Messit”, dëgjohet duke thënë i njohuri nga rrjetet sociale.

36-vjeçari e dërgoi topin aty ku duhet, në rrjetë, teksa “IShowSpeed” hoqi fanellën e Ronaldos dhe mbajti atë të Messit. 

/GazetaSinjaliSporti/