image Momenti kur arrestohet fansi i dyshimtë në koncertin e Rita Orës

Bota e Yjeve

Momenti kur arrestohet fansi i dyshimtë në koncertin e Rita Orës

news image

Festa e lansimit të albumit të Rita Orës në një klub nate u ndërpre nga një frikë e tmerrshme sigurie me një fans i cili ishte jashtë kontrollit.

Dalja e superyllit në skenë u vonua një orë pasi burri i veshur me tuta filloi të sillej në mënyrë të çrregullt mes turmës, shkruan The Sun.

Punonjësit e sigurisë ndërhynë në përpjekje për të qetësuar fansin e paidentifikuar, por ata u detyruan të thërrisnin policinë për t’u marrë me të.

Shikuesit treguan se si policët mbërritën shpejt dhe burri u prangos dhe u largua nga vendi i ngjarjes nga oficerët.

Ai u pa jashtë i ulur në pjesën e pasme të një veture policie ende në pranga.

Rita ka punuar shumë për të promovuar albumin e ri “You & I”, duke u shfaqur në dyqanet e HMV për të nënshkruar disa kopje fizike për fansat e saj.

“You & I” u publikua të premten e kaluar dhe tashmë është në vendin e gjashtë në top-listën e albumeve më të pëlqyera të momentit në Mbretërinë e Bashkuar.

/GazetaSinjali/