image Incident i rëndë në koncertin në Zvicër, fansi hidhet nga skena - askush nuk e pret

Kuriozitete

Incident i rëndë në koncertin në Zvicër, fansi hidhet nga skena – askush nuk e pret

news image

Gjatë performancës së reperit Ski Mask në një festival muzikor në Zvicër, derisa masa e njerëzve po argëtohej, një fans u emocionua më tepër sesa që duhej.

Reperi e la të ngjitej në skenë, por kjo nuk i kishte mjaftuar. Madje fansi duket e ka keqkuptuar energjinë e fansave të tjerë dhe ka dashur ta “ndezë” edhe më shumë atmosferën. Ai ka kërcyer nga skena për një “zhytje” të rrezikshme në turmë.

Zhytja u kthye në dështim të plotë. Ai kërceu në pjesën ku kishte më pak turmë dhe askush nuk e priti, madje përveç vetes, lëndoi edhe disa njerëz të pranishëm. Fansi u përplas në tokë.

Ski Mask i shqetësuar u përpoq të pyeste njerëzit për gjendjen e djalit, por ata ishin shumë të zënë duke incizuar me telefonat e tyre.

Videoja e çmendur u bë virale. Madje, është një mrekulli e vogël që djali thuhet se pësoi vetëm lëndime të lehta.

View this post on Instagram

A post shared by US CRIME NEWS (@uscrime)

/GazetaSinjali/