Forcat serbe dyshohet se kanë kidnapuar tre zyrtarë patrullues të Policisë së Kosovës në veri të vendit, raporton Gazeta Sinjali.
Përmes një komunikate për media, Policia e Kosovës ka njoftuar se sot në mesditë nga njësiti policor i cili ishte në përbërje prej tre zyrtarëve kufitar, kanë njoftuar se në afërsi të pikës statike kanë vërejtur person/a të maskuar dhe të armatosur, me këtë rast në drejtim të kësaj pike në asistencë janë nisur njësi shtesë të PK-së.
Ndërkohë, gazeta e afërt me president serb Vuçiq, Novosti, ka publikuar emrat e tre zyrtarëve policorë kosovarë, të kidnapuar në Veri
Sipas kësaj gazete të arrestuarit janë Rifat Zeka, Beqir Sefi dhe Mustafë Shemi.
E njëjta, ka publikuar edhe pamjet gjatë momentit të kidnapimit të tyre.