Moti i ligë, reshjet e mëdha të shiut dhe erërat e forta që fryjnë në portin Kilini në Kefaolini të Greqisë, kanë bërë që një veturë që ishte në traget të rrokulliset dhe të përfundojë në det. E gruaja që ishte brenda veturës është shpëtuar në momentet e fundit.
Ajo është nxjerr nga mjeti pak sekonda para se ta pësonte me jetë.
Personat që në ato momente ishin në traget kanë arritur në mënyrë të sigurtë të evakuohen, kështu që nuk raportohet për të lënduar.
Përveç Greqisë, moti i ligë ka kapluar edhe Kroacinë dhe Malin e Zi./Gazeta Sinjali/
https://www.facebook.com/Forecastweather.Greece/videos/662248930846631/?t=6