Antonio Conte ka përjetuar një natë me shumë emocione në ndeshjen e humbur ndaj Barcelonës me rezultatin 2-1.
Ekipi i Interit po kryesonte dhe mund të fitonte, por në fund u kthye nga sulmuesi Luis Suarez. “El Pistolero” shkrepi dy herë duke i dhënë Barçës 3 pikë.
Katalanasit rikthyen rezultatin dhe mbrojtësi Gerard Pique u mundua menjëherë të fitonte minuta të vlefshme në një ndërhyrje të Lutaro Martinezit.
Conte mjaft i revoltuar me veprimin e mbrojtësit iu kthye gjyqtarit të katërt: “Vdiq, vdiq”.