image Momenti kur babai me dy fëmijët nxirren të vdekur nga rrënojat në Turqi

Botë

Tërmeti/ Momenti kur babai me dy fëmijët nxirren të vdekur nga rrënojat në Turqi

news image

Deri më tani janë konfirmuar gjashtë viktimanga tërmeti që goditi Turqinë, teksa është publikuar edhe një video ku një baba ka mbuluar fëmijët me trupin e tij, por fatkeqësisht të gjithë kanë humbur jetën.

Ministri i Brendshëm turk, Sulejman Sojlu, ka bërë të ditur se deri më tani është konfirmuar se kanë humbur jetën gjashtë persona.

Sipas Sojlu, dy persona tjerë janë dërguar në spital, pasi kanë pësuar lëndime.

“Kemi ngritur grupe vëzhgimi, të gjithë janë në krye të detyrës”, është shprehur ai.

“Në Sivrixhe ka 4-5 ndërtesa të shembura. Katër bashkëkombës kanë humbur jetën dhe dy janë lënduar”, ka njoftuar Sojlu./Gazeta Sinjali/