image Momenti i mbërritjes së presidentit Hashim Thaçi në aeroportin e Tiranës

Politikë

Momenti i mbërritjes së presidentit Hashim Thaçi në aeroportin e Tiranës

news image

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi pak minuta më parë ka mbërritur në Aeroportin e Rinasit në Tiranë.

Ora News ka mundur të sigurojë pamjet e zbritjes së tij në Rinas. 

Ndërkohë ai paraprakisht ka reaguar edhe përmes një postimi në Facebook, ku shkruan se të dielën do t’u drejtohet qytetarëve nga zyra e tij.

“Motra dhe vëllezër, Miq të dashur, Sapo kam zbritur në Aeroportin “Nëna Terezë” në Tiranë, ndërkaq, të dielën në mbrëmje do t’ju drejtohem me një fjalë nga zyra ime. Ju uroj një fundjavë të qetë dhe mbetem me shpresë të plotë se ditët më të mira për Kosovën dhe kombin shqiptar i kemi përpara. Gjithmonë i juaji, deri në fund.”

Thaçi ishte rrugës për Washington kur u publikua njoftimi për ngritjen e aktakuzës kundër tij, gjë që e detyroi ta anulojë vizitën e tij atje.

Ndaj tij dhe kryetarit të PDK-së, Kadri Veselit, Prokuori i Specializuar ka ngritur akuza për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, përndjekje e tortura. /Gazeta Sinjali