Referi i kryendeshjes së mbrëmshme Barcelona-Inter, Damir Skomina, mori vëmendjen me gjykimet e tij, pavarsisht lojës së bukur nga të dyja ekipet. Gjykimet e sllovenit u kritikuan edhe nga trajneri i Interit, Antonio Conte.
Në pjesën e dytë, Interi pretendoi për penallti, pas një kontakti të Rakiticit në zonë me Sensin, por për gjyqtarin gjithçka ishte e rregullt. Ky rast nuk u mor parasysh as nga VAR-i, pavarësisht se nga përsëritjet duket një moment shumë i dyshimtë, shkruan Gazeta Sinjali.
Interi u mposht nga Barcelona me rezultatin 2:1 në ndeshjen e vlefshme për Grupin F të Ligës së Kampionëve. Zikaltërit kaluan të parët në avantazh me anë të Lautaros, por Barcelona më pas e përmbysi rezultatin me dy golat e Suarez. /Gazeta Sinjali/