Një video e rëndë ka tronditur opinionin publik në SHBA, teksa një 16-vjeçar i paarmatosur qëllohet për vdekje me plumb në kokë nga policia, teksa po tentonte të largohej me vrap.
Mediet e huaja kanë publikuar momentin tronditës, kur policia qëllon në kokë adoleshentin, i cili bie menjëherë përtokë i vdekur. Ngjarja tragjike ka ndodhur që në vitin 2017 dhe familjarët e të riut Isiah murrietta-Golding po kërkojnë drejtësi në sallën e gjyqit.
Kritikët e quajtën videon një tjetër shembull të brutalitetit të pajustifikuar policor në SHBA, i cili sipas tyre, nuk do të kishte marrë sërish vëmendje, nëse avokatët e familjes së djalit nuk do të kishin publikuar videon.
Forcat e rendit pretendojnë se adoleshenti ishte i dyshuar për vrasje, por deri në momentin kur dolën pamjet filmike, pretendonin se vrasja e Isiah ishte e justifikuar.