Këngëtarja e njohur shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, tash e disa muaj ka nisur lidhjen me Anwar Hadid.
Lidhja e dyshes duket të jetë vërtetë serioze, pasi familjet e tyre janë njoftuar dhe madje dyshja ka marrë hapin e madh drejt bashkëjetesës.
Para disa ditësh Dua u bashkua me familjen e të dashurit dhe të gjithë së bashku dolën për një shëtitje me kuaj. Ndërsa, së fundmi ka qenë Anwari ai i cili është bashkuar me familjen e këngëtares për të kaluar disa ditë të bukura pushimi.
Dua Lipa së bashku me familjen dhe me të kanë udhëtuar për në një fshat këtë fundjavë.
Kjo është bërë e ditur nga vetë artistja, pasi ka publikuar disa foto në Instagram, ku shihet teksa bën shëtitje me biçikletë me të dashurin e familjen./Gazeta Sinjali/