image Momente ‘elektorale’, VV i publikon pamjet e tubimit për Kurtin mbrëmë në Tetovë

Politikë

Momente ‘elektorale’, VV i publikon pamjet e tubimit për Kurtin mbrëmë në Tetovë

news image

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka qëndruar për vizitë në Maqedoninë e Veriut, kryesisht në qytetin e Tetovës, ku pas vizitave në disa fshatra të këtij qyteti, për të mbrëmë u mbajt një koncert i organizuar nga Komuna e Tetovës.

Siç shihet në pamjet e publikuara, Kurti ishte i shoqëruar nga kryetari i kësaj komune, Bilall Kasami si dhe figura tjera politike. E mbrapa tij, u panë një numër goxha i madh i qyetarëve që kishin dalë për t’iu bashkuar koncertit.

Pamje nga atje janë publikuar edhe në faqen zyrtare të Lëvizja Vetëvendosje! ku shihet Kurti duke ecur brenda turmës dhe që përshëndet qytetarët, momente këto që u ngjajnë atyre të fushatës zgjedhore.

“Ju dua fort me zemër. U jam mirënjohës përjetë dhe ju faleminderit shumë për këtë mikpritje kaq dashamirëse të ngrohtë e të përzemërt”, iu drejtohet Kurti në fund tetovarëve.

https://www.facebook.com/vetevendosje/posts/pfbid02dLjhwuVR3pNLYRA7ekTucQVSuX3fFwD4Bhkq2PHiQWvN3Y5a2BEsx5jnBkSeEoJml?cft[0]=AZVp3bhyRRgx7Dky1n0eVF4rRwTZHdvL5OB6vFiHWiubhw8nlETovohoHxeu54PRpPeVzZhovLtHtsuZ9cz9ky8fcjisIeISBbk9x_UsVwcRPKiGBlZgriTJrrEWM-BWsDuFJcGU8ZdaqVVxZMImYI24c6_pPN1JL0wGdfEQM003uW0-xgWifooExTci3qQ4epc&tn=%2CO%2CP-R

/GazetaSinjali/