image “Moment historik”, Presidenti ukrainas nënshkruan aplikimin për të hyrë në BE - Sinjali

“Moment historik”, Presidenti ukrainas nënshkruan aplikimin për të hyrë në BE

news image

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka nënshkruar aplikimin për anëtarësimin e Ukrainës në Bashkimin Evropian.

Kështu njoftoi Parlamenti i Ukrainës duke e shpërndarë edhe një fotografi nga ky moment.

Këtë hap, Zelensky e ndërmori derisa ekipi i tij po negocion me ekipin rus, në mes të luftës.

“Ky është një moment historik”, ka shkruar parlamenti i Ukrainës në Twitter.

/GazetaSinjali/


Shpërndaje artikullin