image Molliqaj i bën thirrje qeverisë të ndal menjëherë reduktimet e rrymës

Politikë

Molliqaj i bën thirrje qeverisë të ndal menjëherë reduktimet e rrymës

news image

Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj ka folur për krizën energjetike që e ka goditur Kosovën, shkruan Gazeta Sinjali.

Molliqaj ka thënë se ka lagje që kanë mbetur pa rrymë për gjashtë orë. Ai i ka thënë Kurtit se nuk po guxon t’i dalë përballë privatuesve.

Molliqaj i ka bërë thirrje Qeverisë se duhet t’i ndalë reduktimet menjëherë pasi sipas tij, janë të padurueshme dhe të papranueshme.

Postimi i plotë:

Reduktimet duhet ndaluar menjëherë! Reduktimet e energjisë elektrike janë të padurueshme dhe të papranueshme. KEDS po gënjen! Nuk janë 2 orë në ditë reduktimet. Ka lagje në Prishtinë e fshatra gjithandej Kosovës ku rryma është ndalur për 6 orë rresht. Operatori privat e ka detyrim kontraktual furnizimin me energji elektrike. Nëse kjo nuk ndodh, është Qeveria që duhet të ndërhyjë. Qeveria “Krejt dhe Drejt!” është bërë Qeveri “shumë vota për asgjë”. Qeveria nuk po guxon t’iu dalë përballë privatizuesve. Ka ndarë para të gatshme për ta, por prapë nuk kemi rrymë. Aksioni dhe organizimet do të rritën, do të vazhdojnë. Të gjithë që kanë preokupim këtë padrejtësi i ftojmë në mosdëgjueshmëri qytetare. Ajo që sot na bashkon, pa dallim, është terri ku na ka futur kjo Qeveri.

/GazetaSinjali/