image Molliqaj tregon se është takuar me Abdixhikun e Çitakun dhe se ka folur me Haradinajn për protesta

Politikë

Molliqaj tregon se është takuar me Abdixhikun e Çitakun dhe se ka folur me Haradinajn për protesta

news image

Ndonëse, kreu i PDK-së, Memli Krasniqi, tha se partia e tij nuk do të protestojë bashkë me PSD-në të shtunën, kryetari i kësaj të fundit, Dardan Molliqaj, thotë se në protestë do të jenë përfaqësuesit e të gjitha partive opozitare në Kuvend e jashtë saj.

“Propozimin e ZRrE-së nuk e mbështesin as deputetët e partive në pushtet por që nuk shprehen publikisht për një gjë të tillë. Këtë e bazoj nga takimet e shumta që kam pasur ditëve të fundit me qytetarë, gazetarë e analistë. Sigurisht se ata nuk mund të shprehen për shkak të funksionimit të LVV-së”, tha ai.

Molliqaj bën të ditur se është takuar me liderin e LDK-së, Lumir Abdixhikun, nënkryetaren e PDK-së, Vlora Çitakun dhe se ka biseduar në telefon me kryetarin e AAK-së, Ramush Haradinajn për këtë çështje.

“Kam takuar zotin Abdixhiku këtë javë, kam takuar zonjën Çitaku, pasi kryetari Krasniqi ishte me COVID-19 dhe kam biseduar në telefon me zotin Haradinaj. Ka një dallim në opozitë për këtë çështje. Nga dy partitë e mëdha mendojnë se armiku më i madh i Kurtit është vet Kurti, unë nuk e besoj këtë. Ata mendojnë se ne duhet të qëndrojmë anash derisa qytetarët ta shohin se Kurti nuk bën”, tha ai në Dukagjini.

Molliqaj thotë pavarësisht këtyre dallimeve kanë kaluar mirë në takimet me partitë opozitare.

“Të gjithë mendojnë se propozimi i ZRrE-së është i papranueshëm”.

I pari i PSD-së thotë se nuk kanë qëllim ta sulmojnë vetëm Kurtin, por janë të detyruar ta bëjnë për shkak të pozitës që ka.

“Le të largohet Albin Kurti nga politika, kurrë nuk do të flasim për të”, tha ndër të tjera Molliqaj./GazetaSinjali/