image A do të marrë pjesë PDK-ja në protestën e organizuar nga PSD-ja, flet Krasniqi - Sinjali

A do të marrë pjesë PDK-ja në protestën e organizuar nga PSD-ja, flet Krasniqi

news image

Kreu i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka bërë të ditur se nuk do të marrin pjesë në protestën kundër rritjes së çmimit të energjisë elektrike, e cila organizohet këtë të shtunë nga PSD-ja.

Megjithatë, Krasniqi deklaroi se subjekti që drejton nuk është kundër organizimit të këtyre protestave.

“Ne kemi vlerësuar të drejtën e protestimit edhe në kohën kur Lëvizja Vetëvendosje ka thirrur protesta. Por, normalisht jo të drejtën e dhunës në protesta dhe të krejt atyre veprimeve që zakonisht i kanë përcjellë ato protesta të tyre, është një prej shprehjeve më demokratike protesta dhe marrja pjesë në protesta, por, protestë ka pasur më duket edhe dje, kanë organizuar një organizatë jo qeveritare, nesër apo kur është një proteste tjetër, mundet të ketë edhe ndonjë tjetër më vonë, kjo nuk do të thotë që ne duhet ta mbështesim atë protestë, por nuk jemi as kundër saj”, tha Krasniqi në Klan Kosova.

Tutje, i pari i PDK-së tha se secili qytetar që ndjehet që është duke iu cenuar e drejta ose mirëqenia e tij në rastin e ngritjes së tarifave të energjisë ka të drejtë të protestojë./GazetaSinjali/


Shpërndaje artikullin