image Molliqaj: Reagimet dhe veprimet e Kurtit vijnë nga një parehati

Politikë

Molliqaj: Reagimet dhe veprimet e Kurtit vijnë nga një parehati

news image

Dardan Molliqaj, kryetar i Partisë Socialdemokrate (PSD), ka thënë se Shefi i BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell ia “ka nxjerr Kurtit dy gënjështra”.

“Së pari na u tha që është propozim franko-gjerman, e që nuk qenka. Së dyti na u tha që Serbia e refuzoi, e që nuk e paska bërë”, ka shkruar Molliqaj në Facebook.

“Por përtej ndershmërisë e sinqeritetit, çka fshihet prapa këtyre mashtrimeve të opinionit”, pyetur Molliqaj.

Ai më tej thotë se “a është i rëndë kompromisi meqë ka jehonë për çështjen e targave”.

“Tërë ato obstruksione me targa, qortime e kërcënime fshehin një pranim që nuk është i gatshëm ta thotë shkoqitur, qartë e drejt.  A aq i rëndë na qenka ky kompromis”.

“Tash, ne pak dimë për propozimin apo mbështetjen franko-gjermane, por reagimet e veprimet e Kurtit vijnë nga një parehati. Sepse është i vetëdijshëm që strategjizmat e tij kanë limite, por edhe dëme”, ka deklaruar ai. 

/GazetaSinjali/