image Molliqaj për protestën: Varet nga qeveria nëse do të ketë dhunë

Politikë

Molliqaj për protestën: Varet nga qeveria nëse do të ketë dhunë

news image

Kreu i PSD-së, Dardan Molliqaj ka thirrur një protestë për ditën e nesërme kundër qeverisë për rritjen e çmimit të energjisë elektrike.

Molliqaj deklaroi se presin një numër të madh protestuesish që do të nisen drejt ndërtesës së Qeverisë për një marshim simbolik ku do të mbahen edhe fjalime.

“Nesër kemi protestë mbarë popullore. Presim një numër të madh protestuesish për të shkuar drejt objektit të Qeverisë së Kosovës. Aty do të ketë protestë simbolike dhe fjalime”, u shpreh ai në ABCnews.

Molliqaj tha se nëse do të ketë apo jo dhunë kjo do të varet nga Qeveria e Kosovës.

“Aty do të ketë protestë simbolike dhe fjalime. Nëse do ketë dhunë apo jo varet nga Qeveria e Kosovës. Inspektorati i policisë së Kosovës ka çuar zyrtarë në hetime për shkak të shkeljes së kompetencave. Por ne jemi sigurisht për një protestë paqësore”, tha Molliaqaj. /GazetaSinjali/