Kryetari i Partisë Social-Demokrate, Dardan Molliqaj në një konferencë për media gjatë ditës së sotme ka thënë se në protestën e së shtunës kundër propozimit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë, do të marrin pjesë një numër i madh i qytetarëve, shkruan Gazeta Sinjali.
Molliqaj gjithashtu ka thënë se kërkesa e kësaj proteste është që të hidhet poshtë propozimi i ZRRE-së.
“Kemi një propozim nga ZRRE-ja që nuk është i ZRRE-së por i Qeverisë, që është jo vetëm i papranueshëm dhe i padrejtë por ka shkaktuar edhe një irritim të paparë te qytetarët pasi është shumë i shtrenjtë. Ftojmë secilin qytetarët partitë opozitare OJQ që ndan bindje të njëjta me ne sepse jemi tërësisht të bindur se numri i madh i protestuesve nesër, të hënën vendimin e ZRRE-së do ta kthejë mbrapa”, ka thënë Molliqaj në konferencë për media. /GazetaSinjali/