Kandidati për deputet nga radhët e koalicionit AAK-PSD, Dardan Molliqaj, ka thënë se nëse Lëvizja Vetëvendosje del e para në sondazhe, ai do të tërhiqet nga gara.
“Nëse një sondazh kredibil e vë të parën Lëvizjen Vetëvendosje atëherë unë do të tërhiqem nga gara. Unë po bëj këtë zotim, nëse ata dalin të parët unë do të tërhiqem menjëherë”, ka thënë ai në T7.
Sipas Molliqajt, një sondazh për të qenë kredibil, duhet të publikohet nga një kompani të cilën ai nuk e ka emërtuar./ Sinjali/