Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj ka thënë se marrëveshja në mes të Kosovës dhe Serbisë është e dëmshme dhe i humbë kohë Kosovës.
Molliqaj tutje ka deklaruar se nuk e ka parë dhe as nuk e ka lexuar draft-marrëveshjen për Kosovën dhe Serbinë.
“Marrëveshja është shumë e keqe, shumë e dëmshme në shumë drejtime, por më e madhja është që i humbë kohë Kosovës….Në vetvete është problematike, për shkak të segregimit etnik që e bënë në Kosovë. Vazhdon me thellu ndarjen etnike ende ma shumë se që është sot”, ka thënë ai në Kanal10.