image Molliqaj: Kurti ka pranuar Asociacionin, po negocion veç për fytyrën e tij

Politikë

Molliqaj: Kurti ka pranuar Asociacionin, po negocion veç për fytyrën e tij

news image

Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj ka shkruar në lidhje me deklarimet e kryeministrit Albin Kurti i cili pas takimit me emisarin Lajçak ka shkruar se e ka pranuar propozimin e planit franko-gjerman.

Molliqaj beson se kryeministri tani “po negocion veç për fytyrën e tij”, duke thënë se e ka pranuar këtë plan ashtu siç e ka pranuar Asociacionin.

“Shih ti, mbi planin franko-gjerman i paska edhe ca “pyetje” shtesë. Kështu janë edhe “kushtet” e tij për Asociacionin”, – shkruan Molliqaj në llogarinë e tij në Facebook.

Molliqaj është i bindur se pranimi i këtoj plani është edhe pranim i Asociacionit.

“Plani franko-gjerman, përveç që nuk ka njohje reciproke, dhe as njohje të 5 vendeve të BE-së, parasheh nivel më të lartë autonomie se sa vetë Asociacioni. Prandaj, PO-ja e këtij plani, është PO edhe për Asociacionin”, – thotë Molliqaj.

Ish-bashkëpartiaku i Kurtit mendon se kryeministri e ka vetëm një problem, që sipas tij nuk ka lidhje me përmbajtjen e asnjërit nga dokumentet.

“Asociacioni është problem i PR-it. Gjatë është kundërshtuar, shumë gjëra janë thënë. Historikun e shkruar të partisë edhe mund ta zhdukësh, por mbamendja për Asociacionin është ende shumë e freskët. Çfarë t’u bëjmë protestave e gazit? Çfarë njerëzve që më nuk janë midis nesh? E vetmja përgjigje është shtypja dhe dominimi deri në përmasa parafashiste. Pushteti negocion, ndërkohë e pranon edhe “Asociacionin e mirë”, SKV këndej bën protesta për ta mbrojtur kryeministrin. Aty ku proteston pushteti, rrezikohet liria. Krejt kjo për t’i pajtuar disi Albinin dhe Asociacionin”, – shkruan Dardan Molliqaj.

/GazetaSinjali/