image Molliqaj: Kryeministër, i doli boja, në fund do të tërhiqeni

Politikë

Molliqaj: Kryeministër, i doli boja, në fund do të tërhiqeni

news image

Kryetari i PSD-së Dardan Molliqaj, ka reaguar pas zhvillimeve të fundit në veri të vendit duke kritikuar kryeministrin se në fund do të tërhiqet.

Nëpërmjet një postimi në profilin e tij ka shkruar: Kryeministër, i doli boja, në fund do të tërhiqeni se tensionet e kontrolluara, para kompromisit të madh. Kjo është logjika. E kuptuam. Mjaft e performuat parimorin e guximtarin kryeministër. I doli boja.

“Metoda e kryeministrit ndaj situatës në veri të vendit është e gabueshme dhe ai e di këtë. Në fund do të tërhiqet. Dhe këtë poashtu e di mirë ai. Por, këto manovrime po na kushtojnë me jetë njerëzish”, tha Molliqaj.

Kryetari i PSD-së, ka shkruar se në vend se Kurti t’i sjell tregimet për Kosovën dimensionin e paqes dhe vendosmërisë, kryeministri, vetëm sa e ka deformuar atë vullnet të shprehur historikisht, duke mos përfaqësuar asgjë më shumë sesa interesin e tij për imazhin e një politikani guximtar. Por guximi nuk është performativ.

“Le ta kujtojmë se pasiguria është kryefjala e kësaj qeverie, madje në secilën sferë. Ju udhëheqni përmes pasigurisë që shkaktoni çdo ditë. Mos rrezikoni jetën e qytetarëve që në fund të lëshoheni tek llumi të cilit kinse i keni rezistuar”, tha Molliqaj.

Sipas kreut të PSD-së situata në veri është e rendit politik. Çdo veprim që ballafaqon qytetarin me polici, e policinë me qytetarë është vetëm skenar me motive keqpërdorimi.

/GazetaSinjali/