Edhe pse dje ishte në zyrë kreu i PSD-së Dardan Molliqaj nuk është arrestuar.
Mirëpo, e njëjta gjë nuk ndodhi sot pasi që ai është arrestuar para se të hynte në një emision televiziv.
Molliqaj ishte duke u pritur para objektit të T7, nga Policia e Kosovës, aty ku edhe u arrestua.
Por, ngjashëm me paralajmërimin se do të jetë sot në emision, PSD-ja kishte paralajmëruar se do të mbajë konferencë për media. Mirëpo, Molliqaj nuk ishte arrestuar në këtë konferencë.
Ndërkohë që Frashër Krasniqi i PSD-së u shpreh i bindur në T7 se arrestimi i Molliqajt është arrestim politik.
“Molliqaj ka qenë në shtëpi gjatë kohës sa Policia e Kosovës e kërkonte, madje pasditen e protestës kemi qenë bashkë në banesën e Molliqajt”, ka thënë Krasniqi. /GazetaSinjali/