image Molliqaj - Fejzullahut: Marre duhet me iu ardh, po mashtroni

Politikë

Molliqaj – Fejzullahut: Marre duhet me iu ardh, po mashtroni

news image

Partia Socialdemokrate ka shkuar në zyret e Zyrës së Rregullatorit për Energji. Ata po kërkojnë që të publikohet vendimi për rritjen e çmimit të energjisë elektrike.

Kreu i PSD-së, Dardan Molliqaj e ka pyetur drejtorin e bordit të ZRrE-së se sa është rritja e subvencioneve për qytetarët që shpenzojnë 800 kW/h.

“Jemi duke e përgatitur vendimin për publikim. Ju kisha lut me u largu. Seanca ka qenë publike. Ne e kemi sqaruar tash e publikojmë edhe vendimin”, tha Ymer Fejzullahu.

Ndërsa Molliqaj ka deklaruar se dëshiron të dijë edhe sa para do të paguajë shteti, duke thënë se edhe ato para janë të qytetarëve.

“Sa është subvencionimi deri në 800 kWh.? 9%? Një shifër fikse sa para? Tregona qysh shpenzohen qato 100 milionë, sepse mashtrimi i juaj si ZRRE është 25 milionë euro i keni shtuar që të zbuteni këtë pako. Herën e parë e keni thënë një faturë rritet kaq, kaq paguan qytetari. Tash nuk e bëni sepse po manipuloni në llogari të KEDS-it? E ke obligim me iu përgjigj, je duke iu shërby. Unë du me e ditë sepse edhe paret e Qeverisë janë paratë e mia. Pse s’po pret deri kur të del vendimi për me i rrit faturat? Me i mashtru qytetarët, me i shty protestat. Është marre. Pse po del në emision? A bën me e ditë?Sa është subvencionimi? Thatë se raporti nuk është publiku ende tani po thoni se publik.Marre duhet me të ardhë. Ti nuk po ke mundësi me tregu sepse keni manipulu dhe doni me e shty manipulimin edhe për tri javë të tjera. Deri tani je deklaru para mediave pse s’po e jep sa është përqindja e subvencioneve, qysh shpërndahen 100 milionëshi? Pse s’po tregon pasi qe ke marrë vendim? Është absurde me thënë ekziston i shkruar po s’po të tregoj. Është i shkruar shumë keq, e për këtë s’dëshironi me u marrë vesh. Ne paguajmë pa e ditë sa ka dhënë shteti e sa japim ne, sepse edhe ajo që paguan shteti është e jemja”, tha Molliqaj.

“Nëse ka mundësi me na e liru, po ju lutemi shoqërisht. Në bazë të institucioneve.Nëse mendoni se kërkesat janë ligjore që keni të drejtë, janë institucionet që iu drejtoheni. Dy raportet janë me përgjigje.Në raport i keni pra. Nëse s’dinë me e lexu atëherë unë s’e kam obligim. Janë publike raportet.Në rregull pra marre po më vjen. Asnjë fije s’më vie keq. Prej teje a? Asnjë fije. Unë obligimet ndaj qytetarëve i kryej, raportet janë publike. Kemi kohë 30 ditë, e publikojmë edhe e shihni. Për atë është edhe këshilla juridike, ti mundesh me apliku. Ju mundeni me nejt dhe ju kisha lut mos me na pengu neve. Mundeni me prit vendimin në korridor, veç mos me e pengu stafin brenda. Ju kisha lut me u largu, nëse doni me e prit vendimin atëherë pritni”, shtoi Fejzullahu.

/GazetaSinjali/