Gjashtë aktivistëve të partisë së PSD-së, sot iu është shqiptuar masa e ndalimit prej 48 orëve, pas arrestimit të tyre në protestën brenda objektit të ZRrE-së.
Kështu ka bërë të ditur, anëtari i PSD-së, Qëndron Kastrati.
“Gjashtë prej tyre janë në mbajtje prej 48 orë. Kryetarit Dardan Molliqaj, sekretares Teuta Rrusta, Natyra Kuqit, Nol Nushit, Genc Sherifit dhe Frashër Krasniqit, iu ka mohuar liria për 48 orë me vendim të prokurorit. Sot në shërbim të Qeverisë, por edhe mungesës së transparencës, është vendosur Policia e Prokuroria e po tenton me ndal e me ndërpre protestën, reagimin e rezistencën ndaj një vendimi të padrejtë. Ne si PSD kërkojmë urgjent të lirohen edhe këta gjashtë aktivistë, përfshirë kryetarin Dardan Molliqaj, e atë sa më shpejt të jetë e mundur”, ka thënë Kastrati në konferencë për media.
Kastrati ka kërkuar që të lirohen menjëherë aktivistët.