Kryetari i Partisë Socialdemokrate të Kosovës, Dardan Molliqaj, ka folur për qëndrimin e tij ndaj “Ballkanit të Hapur”.
Ai ka theksuar se kjo nismë duhet t’i paraprijë marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë. Sipas tij, Serbia duhet t’ia njoh Kosovës të drejtën se çfarë dëshiron të bëjë me shtetin.
“Besoj që ‘Ballkani i Hapur’, duhet t’i paraprijë dy gjërave, e para marrëveshja mes Kosovës dhe SERBISË, Serbia duhet t’ia njoh Kosovës të drejtën nëse ajo me anë të referendumit mund të vendos vet nëse dëshiron që të bashkohet më Shqipërinë, apo me çka do tjetër, jo me na e njoft shtetin, por me na e njoft të drejtën se çfarë dëshirojmë të bëjmë ne me shtetin. Pa këtë është gabim sepse aty pastaj ka hegjemoni, edhe ka tensione dhe çfarë do pakënaqësi ekonomike qon në konflikte të reja”, tha ai.
“E dyta, nuk duhet keqshfrytëzim e kam fjalën në rrafshin ekonomik, e dimë se dikush fiton më shumë e dikush fiton më pak, sepse rrethanat ekonomike, resurset, pozita gjeografike dhe numri i popullsisë, por besojmë se duhet të ketë një mekanizëm të rishpërndarjes së pasurisë. Mendoj se ‘Open Ballkan’ që është deri tani është interes i oligarkëve, pra i kapitalit. Besojmë që një bashkëpunim rajonal duhet të jetë interes i shumicës së njerëzve”, ka thënë Molliqaj./GazetaSinjali/