image Moldavia: Kemi nevojë për ndihmë me fluksin e refugjatëve ukrainas

Botë

Moldavia: Kemi nevojë për ndihmë me fluksin e refugjatëve ukrainas

news image

Refugjatët kanë vazhduar të shkojnë në Moldavi, duke bërë që kryeministrja të bëjë thirrje për ndihmë ndërkombëtare për të përballuar fluksin e tyre.

Kryeministrja e Moldavisë, Natalia Gavrilița tha se mbi 270 mijë njerëz kanë kaluar kufirin.

“Më shumë se 100 mijë njerëz që kanë zgjedhur të qëndrojnë këtu, të paktën përkohësisht. Për një vend si Moldavia këto janë shifra mjaft të larta”, u shpreh ajo.

Moldavia, një vend i vogël me rreth 2.5 milionë banorë, i vendosur mes Ukrainës dhe Rumanisë, është një nga më të brishtët ekonomikisht të Evropës, raporton BBC.

Gavrilița shtoi se moldavët po ndihmojnë në strehimin dhe kujdesin për refugjatët ukrainas.

“Ne jemi shumë të shqetësuar për pasojat ekonomike të luftës, e cila po godet veçanërisht rëndë një vend si Moldavia, një nga më të varfërit në Evropë”, u shpreh ajo.

/GazetaSinjali/