image Mogherini e dërgon një ekip për zgjedhjet në Kosovë

6 tetori/ Mogherini e dërgon një ekip për zgjedhjet në Kosovë

news image

Komisioni Qendror Zgjedhor ka nënshkruar një marrëveshje me Zyrën e Bashkimit Evropian dhe Ministrinë e Punëve të Jashtme për vëzhgimin e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.

Kryetarja e Komisioni Qendror të Zgjedhjeve Valdete Daka tha se vëzhgim i zgjedhjeve është një nga pjesët më thelbësore të procesit zgjedhor.

Sipas saj nënshkrimi i kësaj marrëveshje shpreh gatishmërinë e KQZ-së për avancimin e procesit zgjedhor në Kosovë.

Daka tha se procesi zgjedhor do të vëzhgohet edhe nga vëzhgues të partive politike dhe nga shoqëria civile në Kosovë.

Në anën tjetër, nga zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë, zëvendësshefi, Riccardo Serri tha se për herë të pestë Bashkimi Evropian i vëzhgon zgjedhjet në Kosovë. Ai po ashtu tha se ky mision i ka ofruar disa rekomandime KQZ-së por që në zgjedhjet e mëhershme nuk janë implementuar.

Sipas tij, përveç kësaj marrëveshje, në Kosovë për vëzhgim të zgjedhjeve do të vijë edhe një ekip ku udhëheqësi i saj do përcaktohet nga shefja në largim e diplomacisë e BE-së, Frederica Mogherini.