Luka Modric do të mungojë në sfidën që Real Madridi do të zhvillojë të dielën në Santiago Bernabeu me Cadizin.
Mesfushori ditë më parë doli pozitiv me COVID-19, por testi i së premtes ka rezultuar negativ.
Sido që të jetë, ai s’do të luajë të dielën sepse është paksa i ftohur sipas Carlo Ancelotit dhe ndihet i lodhur.
“Modric ka dal negativ, por është paksa i lodhur, ka pasur grip dhe s’do të luajë nesër”, tha Ancelotti.
Modric ka qenë çelësi i suksesit për Realin këtë edicion, që është lider në La Liga.
Pavarësisht moshës, 36-vjec, ai ka luajtur deri më tani 1.396 minuta, të ndara në 18 ndeshje, derisa ka asistuar 5 herë – i mungon ende goli këtë edicion. /Gazeta Sinjali Sporti/