image Modric futet në histori, ka luajtur në Evropian dhe Botëror në tri dekada të ndryshme

Futboll

Modric futet në histori, ka luajtur në Evropian dhe Botëror në tri dekada të ndryshme

news image

Luka Modric shkroi një faqe të vogël në historinë e futbollit, sot në barazimin 0-0 ndaj Marokut.

Ai u bë futbollisti i parë që ka luajtur si në Kupën e Botës FIFA ashtu edhe në Kampionatin Evropian në tre dekada të ndryshme.

Mesfushori i Real Madridit sot nuk mundi të ndihmonte kroatët që vuajtën disi ndaj Marokut edhe pse u shpall lojtari i ndeshjes.

/GazetaSinjali/