image 10 vjet pasi e quajti "blerja më e dështuar e sezonit", Marca tani do ta nderojë Modricin me epitetin e legjendës
[wp-story id="814678"]

Futboll

10 vjet pasi e quajti “blerja më e dështuar e sezonit”, Marca tani do ta nderojë Modricin me epitetin e legjendës

news image

Luka Modric do të marrë epitetin e legjendës nga gazetar “Marca” sot, trofeun e dhënë nga gazeta spanjolle për të njohur arritjet e jashtëzakonshme të sportistëve më të veçantë në botë.

Kroati do t’i bashkohet asaj që është padyshim një nga listat më ekskluzive ndonjëherë.

Të pranuarit e mëparshëm përfshijnë: Michael Jordan, Lionel Messi, Muhammad Ali, Cristiano Ronaldo, Fernando Alonso, Rafael Nadal, Ronaldo Nazario, Pele, Niki Lauda dhe Johan Cruyff ndër të tjerë.

Gazeta spanjolle Marca e cila e quajti Luka Modricin si blerja më e dështuar e sezonit në 2012 kur kroati u transferua nga Tottenhami në Real Madrid, tani, pas 10 viteve, kjo gazetë do ta nderojë atë me epitetin e legjendës për të bëmat e tij këto 10 vitet e fundit.

Ai ka qenë padyshim arkitekti i Real Madridit, duke qenë një pjesë thelbësore e gjithçkaje që “Los Blancos” kanë arritur në dekadën që ai ka qenë me klubin.

Gjatë kohës së tij në kryeqytetin spanjoll, 36-vjeçari ka ngritur katër trofe të Ligës së Kampionëve dhe tre tituj të La Ligës – për të mos harruar fitimin e Topit të Artë në 2018, duke thyer kështu hegjemoninë e Messit dhe Ronaldos.

Ngjarja do të zhvillohet sot, më 18 maj në orën 17:30 me orën spanjolle, në Casino de Madrid.

/GazetaSinjaliSport/