Luka Modric shkroi një faqe të vogël në historinë e futbollit, sot në barazimin 0-0 ndaj Marokut.
Ai u bë futbollisti i parë që ka luajtur si në Kupën e Botës FIFA ashtu edhe në Kampionatin Evropian në tre dekada të ndryshme.
Mesfushori i Real Madridit sot nuk mundi të ndihmonte kroatët që vuajtën disi ndaj Marokut edhe pse u shpall lojtari i ndeshjes.