image Moderna kërkon miratimin e vaksinës për fëmijët 6-11 vjeç

Botë

Moderna kërkon miratimin e vaksinës për fëmijët 6-11 vjeç

news image

Kompania farmaceutike Moderna ka bërë të ditur se ka aplikuar tek Agjencia Evropiane e Barnave (EMA) për miratimin e vaksinës së saj kundër koronavirusit, për fëmijët e moshave 6 deri në 11-vjeç.

Fëmijët do të merrnin dy doza prej 50 mikrogramësh, në krahasim me grup-moshat më të vjetra që marrin 100 mikrogramë.

“Jemi të lumtur të njoftojmë për paraqitjen e këtij variacioni në EMA”, tha shefi ekzekutiv i Moderna-s, Stephane Bancel.

Vaksina Moderna aktualisht është e miratuar për personat 12-vjeç e lart në Evropë.

Në fund të muajit të kaluar, Moderna ka raportuar rezultate pozitive nga testimi i vaksinës te fëmijët e moshave 6 deri në 11-vjeç./GazetaSinjali/