Enis Fetahu dhe Vlera Fetahu ishin të pranishëm në “San Siro” për të shikuar nga afër ndeshjen Inter – Atalanta, që u zhvillua të shtunën mbrëma.
Fetahu, ish-sulmues i Prishtinës është i martuar me moderatoren e njohur të sportit, Vlera, e cila tash e një kohë është jashtë profesionit.
Në të kalurën ajo ishte moderatore në SuperSport Kosova.
Ish-sulmuesi i Prishtinës dhe i shumë skuadrave kosovare i ka postuar disa fotografi në rrjetin social Facebook nga stadiumi i famshëm “San Siro”. Çifti i njohur me vete kishin edhe djalin e tyre.
Ndeshja ndërmjet Interit dhe Atalantës përfundoi baras me rezultat 1:1.